Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 51 zjarre, tetë prej tyre janë aktive
Gjatë 24 orëve të fundit, më 27-28.07.2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave: 8 janë aktive, 7 janë nën kontroll, 36 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Zjarret aktive: 8
1. Komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Nivicinë, në malin Goten i Madh dhe malet e Malëshevës (pyll me drunj të ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët).
2. Komuna e Prilepit – fsh. Beshishtë, në vendin e quajtur Beshishki Rid, një krah drejt fsh. Gradeshnicë (kom. Novacit) dhe një tjetër drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier).
3. Prilep dhe Kavadar – ndërmjet fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (kom. Prilep), dhe Galishtë e Trstenik (kom. Kavadar) (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët).
4. Komuna e Brodit – ndërmjet fshatrave Qereshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion të ulët).
5. Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar).
6. Komuna e Kriva Pallankës – fsh. Neravë (pyll i lartë me pisha).
7. Komuna e Kërçovës – fsh. Crsko e Lartë(vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët).
8. Komuna e Makedonska Kamenicës – fsh. Kjosovicë (pyll me pisha).
Zjarret nën kontroll: 7
1. Komunat Staro Nagoriçane dhe Kumanovë – fsh. Oblavcë, Beljakovcë, Dovezencë, Orah dhe Rugjincë, me përhapje drejt fshatrave Dimoncë dhe Konjuh (kom. Kratovë), ku rrezikohen shtëpi dhe objekte ndihmëse (vegjetacion i ulët).
2. Komuna e Petrovecit – fsh. Srednë dhe Donjë Konjarë (pyll i përzier).
3. Komuna e Petrovecit – Katllanovë (vegjetacion i ulët).
4. Brodi 1 – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë).
5. Brodi 2 – fsh. Latovë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar).
6. Komuna e Shtipit – ndërmjet fshatrave Dragojevë dhe Selcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë).
7. Komuna e Karbincit – fsh. Junuzli (pyll).
Zjarret e shuara: 36
1. Shuto Orizare – rr. Nov Zhivot (deponi)
2. Haraçinë – fsh. Orllancë
3. Saraj – fsh. Gllumovë
4. Zelenikovë – fsh. Gumallevë
5. Manastir – fsh. Vellushinë
6. Manastir – fsh. Mexhitli
7. Manastir – rr. Ignjat Atanasovski
8. Manastir – fsh. Sërpci
9. Prilep – m.v. Fabrika e qumështit “Sofija” (dy herë)
10. Prilep – fsh. Konjari Vogël
11. Dollnen– fsh. Sivje
12. Dollnen – fsh. Dollnen
13. Dollnen– fsh. Sekircë
14. Krivogashtanë – fsh. Krusheani
15. Strumicë – fsh. Banicë dhe lagjja Sofillari
16. Strumicë – fsh. Koleshinë, Koleshinski vodopadi
17. Vasilevë – fsh. Sushovë drejt Dobrashincë
18. Gjevgjeli – fsh. Moin – fsh. Konjsko e Re
19. Ohër – fsh. Vapilë
20. Strugë – fsh. Fshati i Ri e Redhe fsh. Delogozhdë
21. Kërçovë – tek REK Oslomej
22. Brodi – fsh. Trebovlje
23. Veles – derdhja e lumit Babuna
24. Sveti Nikollë – fsh. Preod
25. Sveti Nikollë – fsh. Donje Gjujgancë
26. Sveti Nikollë – fsh. Stanjevcë
27. Probishtip – fsh. Gajrancë
28. Kumanovë – fsh. Tromegja
29. Kumanovë – rr. Revolucioni i Tetorit
30. Likovë – fsh. Otllë
31. Bërvenicë – fsh. Radiovcë
32. Bogovinë – fsh. Kamenjanë drejt fsh. Jelovjanë
33. Gostivar – fsh. Çajlë
34. Gostivar – fsh. Çegranë
35. Gostivar – lagjja Ciglanë
36. Vrapçisht – fsh. Gradecë (vegjetacion i ulët, ara dhe gardhe)
Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.
Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.