Oliver Milanov dha dorëheqje, në krye të AUV-së u emërua Jovica Andovski
Oliver Milanov ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Në vend të tij është emëruar zëvendësministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Jovica Andovski, transmeton Portalb.mk.
Milanov e mori detyrën e drejtorit më 4 korrik 2024, pasi Qeveria më 2 korrik të po atij viti e emëroi ushtrues detyre të drejtorit.
Pas pak më shumë se dy vjetësh në krye të Agjencisë, ai largohet nga detyra, ndërsa drejtimin e institucionit e merr Andovski. Ky i fundit ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë në periudhën nga korriku 2024 deri në tetor 2026, si dhe më herët, nga viti 2011 deri në vitin 2017.