Oda e mjekëve në Maqedoninë e Veriut e publikoi listën e mjekëve me licenca të vlefshme pune
Oda e mjekëve ka publikuar listën e mjekëve që janë bartës të licencës së vlefshme për punë, ku qytetarët do të mund të provojnë nëse personi i caktuar është bartës i licencës për punën e mjekut, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Të dhënat e publikuara janë marrë nga Regjistri i licencave të lëshuara, përditësuara dhe vazhduara që mbahet nga Oda dhe do të përditësohet çdo katër muaj me të dhëna të reja për licenca të lëshuara, përditësuara dhe të vazhduara.
Lista përmban informacione për emrin dhe mbiemrin e mjekut, specializimin e tij, numrin e licencës dhe datën e vlefshmërisë.
Nga aty rekomandojnë institucionet shëndetësore që para se të bëhet ndonjë punësim i ri përmes konkursi, të provohet nëse mjeku ka licencë për punë.
Kontroll mund të bëjnë edhe fakultetet e mjekësisë, supspecializantët dhe institucionet tjera që kanë nevojë të kontrollojnë një gjë të tillë në fushën e tyre.