Një tren në Indi kaloi 70 kilometra pa drejtues treni, mezi u ndalua nga të punësuarit

Zyrtarët e hekurudhave në Indi kanë hapur hetim për rastin e trenit të mallrave që kaloi më shumë se 79 kilometra pa drejtues treni. Në videot në rrjetet sociale shihet sesi treni kalon nëpër disa stacione me shpejtësi të madhe, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarët e hekurudhave njoftuan se treni është ndaluar dhe se nuk ka të lënduar.

Treni me 53 vagonë, i cili ka transportuar materiale prej druri, ka qenë rrugës nga Jammu në Punjab dhe është ndalur në Katui për shkak të ndryshimit të ekuipazhit.

Zyrtarët thonë se treni ka filluar të lëvizë jashtë kontrollit në hekurudhë, pasi drejtuesi i trenit dhe asistenti i tij kanë zbritur në një nga stacionet.

Sipas tyre, treni ka lëvizur me shpejtësi prej pothuajse 100 kilometra në orë dhe ka kaluar pesë stacione përpara se më në fund të ndalohej me dërrasa Pas paralajmërimit të trenit në lëvizje të pa kontrolluar, të punësuarit në hekurudhat indiane i mbyllën të gjitha vendkalimet në rrugën e trenit.