Një shaka e keqe “e pafajshme” sjell deri në urrejtje, njihuni me ‘Piramidën e Dhunës’ në Shkup

Qytetarët e Shkupit sot u njohën me “Piramidën e gjuhës së urrejtjes”, e cila është e vendosur në bulevardin “Aradhet Partizane”. Ky instalacion vizual dhe edukativ tregon përshkallëzimin gradual të urrejtjes në shoqëri nga paragjykimet e dukshme si “të pafajshme” deri te format më ekstreme të dhunës dhe shfarosjes, transmeton Portalb.mk

“Në bazën e piramidës gjenden paragjykimet, stereotipet, përgjithësimet dhe shakatë “e pafajshme” në llogari të grupeve të caktuara, qëndrime që shpesh janë të pranuara kulturalisht dhe rrallë vihen në dyshim, por janë pikërisht ato që krijojnë një atmosferë në të cilën diskriminimi bëhet i normalizuar. Kur këto qëndrime bëhen pjesë e përditshmërisë, ato rriten në gjuhë të hapur verbale të urrejtjes, fyerje publike, nënçmim, etiketime, thirrje për diskriminim dhe sulme online”, thuhet në njoftim. 

Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk
Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk

Kurse, në fazën tjetër urrejtja prodhon pasoja konkrete: diskriminim, margjinalizim institucional dhe politik, segregacion, mungesë qasjeje në shërbime dhe përjashtim social. Sipas tyre, nëse sistemi dhe shoqëria vazhdojnë t’i tolerojnë këto dukuri, piramida në mënyrë të pashmangshme çon drejt dhunës, sulme fizike, kërcënime, vandalizëm dhe dhunë e organizuar grupore.  

Në majën e saj gjendet forma më ekstreme e përshkallëzimit: gjenocidi dhe shkatërrimi sistematik i grupeve, pastrimi etnik dhe krimet masive. 

Mesazhi kyç i këtij instalimi artistik është se dhuna asnjëherë nuk fillon nga maja. Ajo lind nga tolerimi sistematik i niveleve më të ulëta. Prandaj, njohja dhe parandalimi i urrejtjes duhet të fillojë nga baza, nga gjuha e përditshme, nga mënyra se si i emërtojmë të tjerët dhe nga përgjegjësia që kemi si individë dhe si komunitet. 

Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk
Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk

“Piramida e gjuhës së urrejtjes” nuk është vetëm një formë skulpturore, por një thirrje publike për mendim kritik, përgjegjësi qytetare dhe kundërshtim aktiv ndaj diskriminimit që në dukuritë e tij më të hershme. 

Instalacioni, me dimensione 135 cm dhe lartësi 165 cm, i punuar nga një kombinim i drurit, metalit dhe printimit forex, e paraqet logjikën e radikalizimit gradual përmes pesë niveleve të përcaktuara qartë. 

Ky aksion është përgatitur nga Qendra për Arte Bashkëkohore Shkup, në kuadër të projektit Rrjeti për Diversitet 2.0 – Agjenda e Re, të cilin e zbaton Shoqata për avancimin e praktikave gazetareske “Media Inovative Shkup”. 

Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk
Aksion guerill në Shkup,“Piramida e gjuhës së urrejtjes”. Foto nga Portalb.mk

Aksione guerile të tjera nga kjo shoqatë: