Nga rrobat te abonimet: Çfarë blejnë qytetarët e RMV-së më shumë në internet?
Në Rishikimin e i E-tregtisë në Ballkanin Perëndimor 2025, i përgatitur nga Shoqata e E-tregtisë, analizoi të dhënat nga Eurostat, 2024, të cilat tregojnë se 63.2% e përdoruesve të internetit në Maqedoni blejnë online, gjë që e pozicionon vendin më mirë se fqinjët e tjerë ballkanikë përveç Serbisë (65%), por ende nën mesataren evropiane prej 76.6%. Megjithatë, blerjet online janë të përqendruara në një numër të kufizuar kategorish, me preferenca të shprehura qartë. 73.9% e blerësve online në Maqedoni kanë bërë porosi për veshje, këpucë dhe aksesorë mode, duke e bërë modën kategorinë më dominuese, duke e vendosur Maqedoninë mbi mesataren evropiane, transmeton Portalb.mk.
Blerjet për produkte të tjera mbeten dukshëm të kufizuara. 25.3% blenë pajisje sportive, 21.8% kozmetikë, produkte bukurie ose “wellness”, mobilje, 12.4% produkte për shtëpinë dhe kopshtin, 11.4% blenë kompjuterë, tableta, telefona celularë ose aksesorë, dhe 9.1% lodra për fëmijë dhe produkte kujdesi për fëmijë. Përhapja e blerjeve online është veçanërisht e ulët për produktet e pastrimit dhe higjienës personale (7.9%), ilaçet dhe suplementet dietike (7.7%), ushqimin dhe pijet (7.6%), si dhe elektronikën dhe pajisjet shtëpiake (2.3%).
Në fushën e shërbimeve, 44.1% e blerësve online paguan për shërbime interneti ose celulari online, pothuajse dyfishi i mesatares evropiane prej 22.4%. Gjithashtu, 33.7% paguan për shërbime, duke tejkaluar gjithashtu mesataren evropiane prej 13.2%. 18.3% e blerësve online bënë rezervime për transport dhe 15.5% për hotele, ndërsa përmbajtja digjitale e paguar mbetet e nën-përfaqësuar, me vetëm 1.4% që bëjnë abonime për transmetimin e muzikës.
“Blerësit online në Maqedoni janë më aktivë në modë dhe në pagesën për abonimet në internet dhe celular, ku blerjet online janë mbi mesataren evropiane. Në kategoritë e tjera, blerjet online janë dukshëm më pak të përhapura, duke treguar hapësirë të qartë për rritje. Për shembull, vetëm 7.7% e blerësve online maqedonas porosisin ilaçe ose shtesa dietike, siç janë vitaminat, krahasuar me 48.3% në Suedi dhe 36.6% në Greqi. Gjithashtu, blerjet online për elektronikë dhe pajisje shtëpiake janë jashtëzakonisht të ulëta, vetëm 2.3%, dhe ushqimet dhe pijet blihen online vetëm nga 7.6% e blerësve. Këto shifra tregojnë se, përveç modës dhe shërbimeve, ekziston një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për zgjerimin e ofertës online në kategori të tjera produktesh”, tha Nina Angelovska Stankov, kryetare e Shoqatës E-tregti të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Kuvendi në nëntor të vitit të kaluar votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku shfuqizoi lirimi nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.