Një e treta e të rinjve përjetuan dhunë në Internet, alarmoi UNICEF

Një e treta e fëmijëve dhe të rinjve që kanë marrë pjesë në anketën e “U-Report” për sigurinë në Internet, kanë raportuar se kanë përjetuar bullizëm, ndërsa 41 % besojnë se institucionet nuk e marrin seriozisht problemin, njoftojnë nga UNICEF në shënimin e ditës ndërkombëtare për internet më të sigurt, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit, praktikisht të gjithë të rinjtë e moshës nga 15 deri 24 vjeç në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë Internetit, thuajse të gjithë (97 %) e shfrytëzojnë disa herë çdo ditë.

Kohën e gjatë që fëmijët e kalojnë në platformat virtuale mundet gjithashtu të jenë më të prekshëm ndaj dhunës kibernetike ose formave të tjera të dhunës nga bashkëmoshatarët, gjuha e urrejtjes dhe ekspozim ndaj përmbajtjeve të dëmshme – ku përfshihen edhe mesazhet që thirrin në vetëdënim, deri në vetëvrasje.

“Më alarmante është kërcënimi në rritje nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi seksual, duke përfshirë rrëmbimin dhe trafikimin me fëmijë. Sipas të dhënave nga projekti hulumtues “Disrupting Harm” u vlerësua që miliona fëmije ishin viktima të shfrytëzimin dhe keqpërdorimit seksual onlajn në trembëdhjetë vendet pjesëmarrëse në hulumtimin nga viti 2020”, njoftojnë nga UNICEF.

Nga organizata rekomandojnë prindërit të jenë më të trajnuar për të diskutuar rreth këtyre çështjeve të ndjeshme me fëmijët e tyre, ndërsa qeveritë të sigurojnë sistem për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Internet.

Ata shtojnë se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në internet kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, bashkëpunim ndërmjet sektorit publik dhe privat, si dhe përfshirjen e pjesëmarrjen e të rinjve.

“E patjetërsueshme është bashkëpunimi ndërmjet sektorit shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes që të realizohet programi arsimor për fëmijët dhe prindërit, duke përfshirë edhe qasje deri të linja telefonike për ndihmë, ndërsa zyrtarët në të gjitha sektorët duhet të jenë të informuar për traumat e përjetuara të fëmijëve me qëllim që profesionistët të kërkojnë shenja paralajmëruar për dhunë dhe të reagojnë”, thuhet në njoftim.

UNICEF i nxit të rinjtë të marrin pjesë në anketat e reja, që t’i shpërndajnë të gjitha mendimet dhe përvojat në internet, si dhe të njoftohen më shumë për të drejtat e tyre në mjedisin digjital dhe të fitojnë përvoja si të jenë të sigurt onlajn.