Nipi i Ali Ahmetit tregoi se si e ka blerë qendrën tregtare në Shkup  – “Soravia”

Pasi në opinion u publikua lajmi se nipi 25-vje[ar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drini e ka blerë qendrën tregtare “Soravia”, ai në konferencë për shtyp ndau detaje për kryerjen e blerjes, transmeton Portalb.mk.

Drini deklaroi se ai nuk e ka blerë vetë “Soravian”, por bashkë me partnerët e tij dhe për këtë në konferencë për shtyp morën pjesë edhe drejtori ekzekutiv i “Thor Industries”, Vladimir Pjetërgjokaj, pronar i “PE-VLA-KU SH.P.K.”dhe Hano Soravija, themeluesi i “Soravia Group GmbH”.

“Që prej vitit të kaluar, me partnerët kemi shprehur interes dhe kemi filluar t’i analizojmë dokumentet e kompanisë Soravia, të cilat tregojnë se Soravia disa vjet punon me humbje dhe ka borxh. Pamë mundësi për biznes, u konsultuam me partnerin nga Shqipëria, njeriu i cili është pronar i disa bizneseve në Shqipëri dhe me të vendosëm që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Drin Ahmeti.

Që në tetor, kanë pasur takime në Vjenë me pronarin e “Soravias”, në të cilat është biseduar që të kenë pjesëmarrje në aksionet e firmës. Si[ tha Drin Ahmeti, është krijuar kimi mes tyre menjëherë dhe pas mbledhjeve ka kërkuar Hano Soravia ka kërkuar ofertë.

“U konstatua se Soravia ka borxh prej rreth 20 milionë euro, ndaj bankave. Deri në maj kemi biseduar dhe më 26 maj kemi nënshkruar marrëveshje, se i marrim borxhet dhe e blejmë një pjesë të aksioneve. Prej 20 milionë eurove, tre milionë janë paguar, ndërkaq më tej do të vijojnë ende transaksione. Këto para janë të tërhequra nga kreditë nga gjashtë milionë euro nga Banka e Tiranës Kredis që ka aksione dhe partneri Pjetërgjokaj”, tha Ahmeti.

Në konferencën e sotme për shtyp, video-fjalim pati edhe Hano Soravia, i cili para gazetarëve tha se pas shitjes së shumicës së aksioneve, ai do të mbajë vetëm 10% të aksioneve.

Këtë muaj, mediat shkruajtën se nipi i Ali Ahmetit, Drini, nëpërmjet kompanisë “Tor Industries”, bashkë me një kompani nga Shqipëria me emrin “Pe-vla-ku SHPK”, janë pronarët e rinj qendrës afariste “Soravia”, e cila ndodhet në Qendrën Tregtare Të Qytetit në Shkup. Drin Ahmeti është edhe bashkëpronar i kompanisë “Everest JD” e cila ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukoviq” në Zajaz, por që merret edhe me ndërtimin e objekteve të inxhinierisë civile.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, në tribunë partiake publikoi një marrëveshje për të cilën tha se është nënshkruar mes ESM-së shtetërore dhe kompanisë së Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Nga BDI dolën me reagim, duke theksuar se VMRO-DPMNE është parti sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe, siç thonë, lideri i saj mburret gjithandej se i di saktësisht përmendësh të gjithë tenderët në komunat ku udhëheq VMRO-DPMNE.