Nesër regjim i posaçëm trafiku rreth Katedrales “Shën. Klimenti i Ohrit” në Shkup

Nesër në Shkup, për shkak të manifestimit për festën e Krishtlindjes, rrugët rreth Katedrales “Shën. Klimenti i Ohrit” prej në ora 10:30 do të jenë të mbyllura, njësia për siguri në komunikacion rrugor nga SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të trafikut në rrugët përreth, shkruan Portalb.mk.

“Nesër (06.01.2024) për shkak të paralajmërimit të mbajtjes së manifestimit për festën e Krishtlindjes në Shkup, nga ora 10:30 deri në përfundim të manifestimit, rrugët rreth Katedrales “Shën. Klimenti i Ohrit” do të jenë të mbyllura” thuhet në njoftimin e SPB-së.

Nga aty shtojnë se njësia për siguri në komunikacionin rrugor nga SPB Shkup do të marrë masa për devijimin e komunikacionit, si dhe masa për regjim të veçantë të trafikut në rrugët përreth.

SPB Shkup apelon tek të pjesëmarrësit në trafik që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor.