Nesër luan Maqedonia e Veriut, 200 denarë çmimi i biletave

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do të luan si vendas. Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, ndërsa çmimi i biletave do të jetë 200 denarë, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut do të luan kundër ekipit të Armenisë. Ndeshja pritet të fillon prej orës 15:00.

Biletat mund të blihen në sallën e sportit në Strumicë ose përmes rrjetit të shitjes së MKTickets.

Përzgjedhësi Bllagoja Milevski ka theksuar që nuk ka futbollist të lënduar në ekip, ndërsa për ekipin e parë do të vendos para lojës.