Gjykata ndalon Trump të kritikojë prokurorët dhe dëshmitarët

Një gjykatës federal ka ndaluar Donald Trump të kritikojë prokurorët, gjykatën dhe dëshmitarët përpara gjyqit të tij për akuzat për përmbysje zgjedhore, raporton ABC.

“Për shkak se ai kandidon për president, ai mund të kërcënojë?” i tha gjyqtarja Tanya Chutkan avokatëve Trump përpara se të lëshonte një urdhër që ndalon ish-presidentin të bëjë kritika.

Ish-presidenti kohët e fundit ka kritikuar prokurorët dhe e ka quajtur një dëshmitar “një derr pa zorrë”.

Gjyqi i tij penal federal në Uashington do të fillojë në mars 2024.