Në Maqedoninë e Veriut përdorimi i transportit hekurudhor shënoi rënie, ndërkohë transporti ajror rritje
Në tremujorin e tretë në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rezultat negativ gjatë përdorimit të transportit hekurudhor në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë transporti ajror shënoi rezultat pozitiv, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e tretë 2023, krahasuar me tremujorin e tretë 2022, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është rritur me 35.7 %, në transportin hekurudhor është zvogëluar me 32.0 %, ndërsa në transportin ajror është rritur me 23.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Transportin hekurudhor në tremujorin e tretë e kanë shfrytëzuar 56 mijë persona, kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte pasur 108 mijë. Transporti ajror gjatë kësaj periudhe kishte shënuar rritje nga 859 466 në 1 015 904 persona.
Ndryshe, transporti hekurudhor ishte jofunksional në fillim të nëntorit për shkak bojkotit në lidhje me kërkesat e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë.
Nëpërmjet emetimit të katërt të aksioneve nëpërmjet ofertës private, nga Qeveria e RMV-së do të ndahen 15,7 milionë euro shtesë për Hekurudhat e RMV-së-Transport. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në punën e kompanisë shtetërore për hekurudha, e cila ka borxh të madh prej 64,9 milionë euro, llogaritur deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Nga Komisioni për Letra me Vlerë informojnë se në seancën e 15-të kanë miratuar vendim me të cilin hekurudhës shtetërore i japin miratim që të emetojnë aksione.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më herët sqaroi se këtë vit nga buxheti i shtetit deri tani janë transferuar 10 milionë euro për të ndihmuar komunikacionin hekurudhor transportues, por edhe për të mbuluar shpenzimet tjera. Vjet janë transferuar 15 milionë euro ndaj ndërmarrjes hekurudhore.
Ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ai. Për shkak të kësaj, në Kuvend është ligji për liberalizimin e transportit, të trafikut hekurudhor dhe pres pas votimit të tij, nga fillimi i vitit të ardhshëm t’i hapim dyert e operatorëve të tjerë nga rajoni, të cilët duan të operojnë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. Me këtë do ta përmirësojmë edhe konkurrencën, ndërsa edhe qytetarët dhe kompanitë do të shohin benefit, sepse me një temp të këtillë, jam i bindur se ngadalë lëviz realizimi i të gjitha proceseve, që i ka marrë kjo ndërmarrje, tha në nëntor ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
- LEXO: “HM – Transport” nuk e kryen punën, nga fillimi i javës së ardhshme do t’i hapim dyert për operatorë tjerë, paralajmëroi ministri
- LEXO: RMV, komunikacioni hekurudhor po normalizohet, plotësohen kërkesat e stafit mekanik dhe ekzekutiv të Hekurudhave – Transporti
- LEXO: Stafi i makinistëve të Hekurudhave të RMV-së kërkuan largim kolektiv nëse kolegët e tyre pezullohen nga puna
- LEXO: Transporti hekurudhor i ndërprerë për të pestën ditë, menaxhmenti kërkon nga stafi makinerik të lëvizin
- LEXO: Qeveria do të ndajë 15,7 milionë euro për Hekurudhat-Transport nëpërmjet emetimit të aksioneve