“HM – Transport” nuk e kryen punën, nga fillimi i javës së ardhshme do t’i hapim dyert për operatorë tjerë, paralajmëroi ministri
Ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ai. Për shkak të kësaj, në Kuvend është ligji për liberalizimin e transportit, të trafikut hekurudhor dhe pres pas votimit të tij, nga fillimi i vitit të ardhshëm t’i hapim dyert e operatorëve të tjerë nga rajoni, të cilët duan të operojnë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. Me këtë do ta përmirësojmë edhe konkurrencën, ndërsa edhe qytetarët dhe kompanitë do të shohin benefit, sepse me një temp të këtillë, jam i bindur se ngadalë lëviz realizimi i të gjitha proceseve, që i ka marrë kjo ndërmarrje, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ekspertizës në rindërtimin e rrugëve “Lece Koteski” në Prilep. Boçvarski theksoi se ndër vite më parë “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” punon me vështirësi, në kushte të rënda, me mbështetje financiare nga Qeveria, që të mund të realizojë numër i caktuar i linjave nga plani operacional.
“Është fakt se deri para dy viteve Qeveria si subvencione për kërë ndërmarrje ka paguar gjashtë-shtatë milionë euro në vit për një numër të caktuar të linjave për trafikun rrugor. Vitin e kaluar kemi ndihmuar financiarisht 15 milionë euro, ndërsa këtë vit pres që mbështetja të arrijë diku deri në 25 milionë euro. Tani do ta shtroj pyetjen – nëse qytetarët janë të vendosur nga ajo që e bën “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” dhe nëse ne si Qeveri jemi të kënaqur? Absolutisht edhe qytetarët edhe Qeveria, të gjithë së bashku do të konstatojmë se kjo ndërmarrje nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ajo”, përmendi ministri.
Sipas tij, liberalizimi do të thotë se do të mundësohet të hyjnë edhe operatorë tjerë nëse ka të interesuar të operojnë në hekurudhat e Maqedonisë
Ai shtoi edhe se do të vazhdojë ndërtimi i hekurudhave ndaj Bullgarisë.
Ndryshe, transporti hekurudhor ishte jofunksional në fillim të nëntorit për shkak bojkotit në lidhje me kërkesat e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë.
Nëpërmjet emetimit të katërt të aksioneve nëpërmjet ofertës private, nga Qeveria e RMV-së do të ndahen 15,7 milionë euro shtesë për Hekurudhat e RMV-së-Transport. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në punën e kompanisë shtetërore për hekurudha, e cila ka borxh të madh prej 64,9 milionë euro, llogaritur deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Nga Komisioni për Letra me Vlerë informojnë se në seancën e 15-të kanë miratuar vendim me të cilin hekurudhës shtetërore i japin miratim që të emetojnë aksione.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më herët sqaroi se këtë vit nga buxheti i shtetit deri tani janë transferuar 10 milionë euro për të ndihmuar komunikacionin hekurudhor transportues, por edhe për të mbuluar shpenzimet tjera. Vjet janë transferuar 15 milionë euro ndaj ndërmarrjes hekurudhore.
- LEXO: RMV, komunikacioni hekurudhor po normalizohet, plotësohen kërkesat e stafit mekanik dhe ekzekutiv të Hekurudhave – Transporti
- LEXO: Qeveria urgjentisht t’i përkushtohet përfundimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, kërkon BE-ja
- LEXO: Stafi i makinistëve të Hekurudhave të RMV-së kërkuan largim kolektiv nëse kolegët e tyre pezullohen nga puna
- LEXO: Stafi makinerik i Hekurudhave të RMV-së mohojnë: rroga bazë është 23.000, jo 60.000 denarë
- LEXO: Transporti hekurudhor i ndërprerë për të pestën ditë, menaxhmenti kërkon nga stafi makinerik të lëvizin
- LEXO: Qeveria do të ndajë 15,7 milionë euro për Hekurudhat-Transport nëpërmjet emetimit të aksioneve