Qeveria do të ndajë 15,7 milionë euro për Hekurudhat-Transport nëpërmjet emetimit të aksioneve

Nëpërmjet emetimit të katërt të aksioneve nëpërmjet ofertës private, nga Qeveria e RMV-së do të ndahen 15,7 milionë euro shtesë për Hekurudhat e RMV-së-Transport. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në punën e kompanisë shtetërore për hekurudha, e cila ka borxh të madh prej 64,9 milionë euro, llogaritur deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Nga Komisioni për Letra me Vlerë informojnë se në seancën e 15-të kanë miratuar vendim me të cilin hekurudhës shtetërore i japin miratim që të emetojnë aksione, shkruan Meta.mk.

“Me emetimin e katërt, Shoqëria do të japë 962.913 aksione të thjeshte gjatë së cilës çmimi shitës i aksionit është i barabartë me nominalen dhe ka vlerën e 1.000 denarë për një aksion. Vlera e përgjithshme shitëse e emetimit është 962.913.000 denarë. Shoqëria jep letra me vlerë për shkak të rritjes së kapitalit themeltar, gjegjësisht për shkak të krijimit të kushteve për funksionim të papenguar. Oferta private është për blerës të njohur, aksionari i vetëm aktual – Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si investitor institucional”, thuhet në kumtesën e Komisionit të Letrave me Vlerë.

Hekurudha shtetërore është në krizë të madhe, jashtë funksionit janë trenat për udhëtarë të cilët duhej të lëvizin nga Shkupi drejt Manastirit, Kërçovës, Tabanocit dhe Koçanit. Njëkohësisht, thuajse çdo muaj ka grevë të re në kompani për shkak të vonesës së pagave.

Përndryshe, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Meta.mk, javën e kaluar sqaroi se këtë vit nga buxheti i shtetit deri tani janë transferuar 10 milionë euro për të ndihmuar komunikacionin hekurudhor transportues, por edhe për të mbuluar shpenzimet tjera. Vjet janë transferuar 15 milionë euro ndaj ndërmarrjes hekurudhore.