Në Maqedoninë e Veriut numri i pacientëve me grip ka shënuar rënie
Në Maqedoni, ende ka grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, por numrat kanë filluar të bien, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 19 deri në 25 janar, pra në javën e katërt të vitit 2026, u raportuan 1,708 raste, që është 17 përqind më pak se java e kaluar, kur kishte 2,062 raste.
Pavarësisht rënies, aktiviteti i virusit është ende mbi kufirin që konsiderohet mesatar.
Gjatë javës së tretë të vitit 2026, nga 12 deri më 18 janar, në Maqedoninë e Veriut janë raportuar gjithsej 2.062 raste të të sëmurëve nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin.
Të dhënat nga mbikëqyrja virologjike tregojnë se gripi ka shtrirje gjeografike rajonale, ndërsa përqindja e mostrave pozitive është mbi 10 përqind tashmë gjashtë javë radhazi, çka tregon për përhapje të vazhdueshme dhe intensive të virusit.
Pavarësisht rënies së lehtë javore të numrit të të sëmurëve, institucionet kompetente paralajmërojnë se në vend vazhdon të jetë i pranishëm intensitet i lartë i gripit, veçanërisht i rrezikshëm për personat e moshuar, të sëmurët kronikë dhe qytetarët e pavaksinuar.