Në Lin të Pogradecit u zbulua vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë
Arkeologë shqiptarë dhe zviceranë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Evropë. Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit, raporton VOA.