Në Kuvend mbahet seanca e fundit për pyetjet e deputetëve para se të shkojnë në pushime
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot po mbahet seanca e 113-të plenare, e fundit për pyetjet e deputetëve para se deputetët të shkojnë në pushim vjetor, transmeton Portalb.mk.
Seanca për pyetjet e deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa pyetjet ndaj kryeministrit dhe ministrave fillimisht i parashtrojnë deputetët e partive opozitare.
Për fjalë janë paraqitur deputetët Venko Filipçe, Arbana Pasholli, Dragana Bojkovska, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Rina Ajdari, Biserka Zllatanovska, Rexhep Ismail, Jovanka Trençevska, Bekim Qoku, Ziadin Sela, Halil Snopçe, Vesna Gjorgjieca, Fatmir Bytyqi, Saranda Imeri Stafai.
Çdo të enjte të fundit të muajit mbahet edhe brifingu i rregullt i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me gazetarët.