MMPH: Në Trubarevë nuk ka tejkalime të vlerave kufitare të grimcave PM 10

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 17.09.2025 (ora 09:30) deri më 18.09.2025 (ora 09:30) janë kryer matje indikatave të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës dhe njofoton se nuk ka tejkalime të vlerave kufitare të grimcave PM 10, transmeton Portalb.mk.

Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, një nefelometër që mundëson ndjekjen në kohë reale të koncentrimeve të grimcave në ajër, me seleksionim të fraksionit PM₁₀.

Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikatave sipas MCERTS, UK.

Rezultatet nga matjet:

  • Koncentrimi mesatar: 10.9 µg/m³
  • Vlera maksimale e matur: 25.6 µg/m³
  • Vlera momentale: 16.5 µg/m³

“Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare.
Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Urdhëresën për vlera kufitare për substanca ndotëse në ajrin ambijental („Gazeta Zyrtare e RM“, nr. 183/17)”, thonë nga Ministria.

Kujtojmë se zjarri në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, por gjatë natës së incidentit e deri në orët e pasdites, në rajonin e Trubarevës janë realizuar 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person është transportuar në spital dhe është bërë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.

Gjykata Penale ndërkohë më 15 shtator, urdhëroi paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh për katër persona, të cilët u mbajtën në Gjykatën Penale në lidhje me zjarrin, ndërsa Prokuroria më 16 shtator kërkoi vazhdimin e paraburgimit edhe për 48 orë të tjera.