Milito zbuloi telefonatën me Zanettin, si Inter arriti të “rrëmbejë” Lautaron nga “duart” e Atletico Madrid

Legjenda e Interit, Diego Milito ka konfirmuar se Atletico Madrid ishte shumë pranë firmës me Lautaro Martinez në vitin 2017, por ish-sulmuesi argjentinas informoi Javier Zanettin për negociatat, kështu që zikaltërit përmbysën ofertën e klubit spanjoll, raporton ABC.

Lautaro ishte afër nënshkrimit me Atletico Madrid në fund të vitit 2017 kur ai ishte nën kontratë me klubin argjentinas të Racing.

Ish-sulmuesi i Interit, Milito ishte në mesin e drejtorëve të skuadrës argjentinase dhe përfundimisht luajti një rol kyç në transferimin e Lautaros në “Meazza” në vitin 2018.

“Thjesht, Interi ishte më i mirë dhe më i gatshëm për ta marrë atë. Kur u bëra drejtor në Racing, negociatat me Atletico tashmë po vazhdonin. Kishte një hendek prej dy ose tre milionësh, jo më shumë. E telefonova Zanettin sepse e dija që edhe Interi ishte i interesuar, kështu që ata bënë lëvizjen e tyre. Ausilio erdhi këtu dhe ne e mbyllëm marrëveshjen. Nuk mendoj se e kam bindur që të shkojë në një mënyrë apo në tjetrëm por jam i lumtur që përfundoi kështu.

Është e gjitha meritë e Interit, sepse ata e kapën momentin dhe ishin të shpejtë për këtë nënshkrim të jashtëzakonshëm. E dija se Milano do të ishte zgjedhja e duhur për LAutaron. Një argjentinas ndihet gjithmonë si në shtëpinë e tij. Mendoj se ai do t’ia kishte dalë edhe te Atletico, spese kampionët mund të luajnë kudo, por lidhja mes Interit dhe ARgjentinës është diçka e veçantë”, përfundoi Milito për “Gazzetta dello Sport”.

Lautaro është lider tek Interi. Jo vetëm që u emërua kapiteni i skuadrës verën e kaluar, por ai është gjithashtu golashënuesi aktual më i mirë i Italisë, me 20 gola në 22 ndeshje.