Mickoski: Balancuesi për punësim deri tani keqpërdorej dhe frustrohej, nevojitet të avancohet sipas cilësisë

Nga ajo që në opinion nuk është e njohur, por ja tani dua ta them është ajo se balancuesi si vegël është sjellë me qëllim që të në mënyrë praktike ë përfaqësim të drejtë në kuadër të institucioneve të bashkësive etnike joshumicë dhe në mënyrë praktike ai e përmbushi qëllim e vet. Sot nëse i shikoni përqindjet do të vini në konkluzion se kemi përfaqësim të drejtë në kuadër të institucioneve nga ana e bashkësive joshumicë, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosi, njofton Portalb.mk.

Mickoski në intervistën për RTVM1 ka shtuar se balancuesi tani paraqet ngarkesë dhe shkakton frustruim.

“Tashmë paraqet ngarkesë, për shkak se shkakton frustruim tek njerëzit të cilët nuk duan të jenë aty për shkak se janë pjesë e ndonjë bashkësie etnike por për shkak se duan të avancohen në bazë të sistemit meritues dhe në bazë të cilësive të tyre”, theksoi Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se nevojitet krijim i një shoqërie në të cilët do të ketë avancim sipas sistemit meritues dhe cilësisë së individit.

“Nëse qëllimi është arritur, atëherë pse të krijojmë frustruim tek qytetarët në Maqedoni sepse me të vërtetë nuk e shoh nevojën q ne duke e përdorur këtë vegël krijojmë frustruim tek qytetarët. Tani ose jemi të sinqertë dhe duam të krijojmë shoqëri në të cilët do të ketë avancime sipas sistemit meritues, gjegjësisht sipas cilësisë së individit ose do të krijojmë shoqëri e cila do të udhëhiqet sipas etnokratisë”, thotë Mickoski.

Mickoski theksoi se nuk shikon se cili do të ishte kundër argumenti i partnerit të ardhshëm në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së që të jetë kundër heqjes së balancuesit.

Në Maqedoninë e Veriut, ende është prezent manipulimi me përkatësinë etnike për t’u punësuar në ndonjë institucion. Edhe pse Bashkimi Demoktarik për Integrim, katër vite më parë, në programin zgjedhor të titulluar “Koha për kryeministrin e parë shqiptar”, ka premtuar se këtë çështje do ta rregullojë me ligj, por një ligj i këtillë nuk u miratua.

Manipulimi me përkatësinë etnike ende vazhdon. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në fund të majit 2023, tentoi që ta zgjidh këtë problematikë, duke nënshkruar një udhëzim me çka do të vendosej përkatësia etnike në dokumentet e gjendjes civile. Por, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë udhëzim në fund të muajit shkurt të këtij viti.