Meta filloi integrimin e Threads me Mastodon dhe rrjetet e tjera sociale të decentralizuara

Kur Threads debutoi në Verë një prej aspekteve më intriguese të aplikacionet ishte se shërbimi premtonte mbështetjen e ActivityPub, protokollit open-source që fuqizon Mastodon dhe platformat e tjera të decentralizuara të medias sociale, raporton PCW.

Megjithatë në momentin e njoftimit kishte shumë paqartësi sesi ky ndërveprim do të funksiononte dhe sa e përkushtuar ishte Meta ndaj këtij premtimi.

Tani Meta ka marrë hapat e parë për ta bërë Threads të përshtatshëm me fediverse. Një testim i ri do të bëjë disa përmbajtje të Threads të disponueshme në Mastodon dhe aplikacione të tjera për herë të parë tha Mark Zuckerberg përmes një postimi në Threads.

Fillimisht nuk u bë e qartë sesi e gjitha kjo do të funksiononte apo sesa përmbajtje të Threads do të bëhen të disponueshme në Mastodon dhe shërbime të tjera.

Por kompania më përpara ka ofruar verifikimin e profilit Threads në Mastodon, prandaj Meta duhet të ketë informacion sesa përdorues të Threads janë gjithashtu aktivë në fediverse.

Testimi është shenja më e fundit e vrullit në rritje të mediave sociale të decentralizuara, të cilat mbështetësit thonë se mund të transformojnë mënyrën se si ne ndërveprojmë në internet.

Për shkak se platformat e decentralizuara si Mastodon mbështeten në protokolle dhe jo në platformën e një kompanie të vetme si ActivityPub, do të thotë që njerëzit janë në gjendje të ndërveprojnë me një shumëllojshmëri më të gjerë të përmbajtjes në më shumë vende.