Me dy gola u mbyll ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, një hap më afër Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ka luajtur kundër Polonisë në kuadër të kualifikimeve për në evropianin e radhës EURO 2024, transmeton Portalb.mk.

Shqiptari nga Shkupi, Jasir Asani, i pari e zhbllokoi rezultatin duke shënuar në pjesën e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, posa u fut në ndeshje, Mirlind Daku arriti të shënon në minutën e 62-të.

Ndryshe, Shqipëria me pesë ndeshje gjendet në pozitën e parë me 10 pikë, Çekia nga katër ndeshje grumbulloi 8 pikë, Moldavia po aq pikë nga pesë ndeshje, ndërsa nga pesë ndeshje Polonia ka grumbulluar 6 pikë, ndërsa Ishujt Faroe 1 pikë.