Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Maqedoni – Zvicër
Në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup do të luhet ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës. Ndeshja do të zhvillohet më 26 shtator, ndërsa shitja e biletave do të fillojë prej 10 shtatorit, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja do të luhet në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
“Çmimi i biletave lëvizin nga 500 deri në 1.800 denarë, në varësi të bllokut dhe ulëses në tribuna. Bileta VIP kushton 3.000 denarë. Çmimet dhe vendet e disponueshme sipas blloqeve do të paraqiten në detaje në hartën e Arenës Kombëtare „Todor Proeski“, përmes platformës zyrtare të FFM-së për shitjen elektronike të biletave: eticket.ffm.mk”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Ndryshe, në shtator Maqedonia e Veriut do të luaje edhe kundër Sllovenisë në Lubjanë. Ndeshja do të luhet më 29 shtator, ndërsa muajin tjetër edhe dy ndeshje, njëra kundër Skocisë, e tjera kundër Maqedonisë.