Më 10 tetor do të mbahet vebinari “Pikat e nxehta ekologjike përmes këndvështrimit gazetaresk”

Në vebinarin “pikat e nxehta ekologjike përmes këndvështrimit gazetaresk” do të flasim për atë se pse këto pika të nxehta ekologjike janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor, si duhet të veprojnë autoritetet kompetente për zbutjen e pasojave të dëmshme dhe çfarë masa duhet të ndërmerren për sanimin e tyre. Me prezantimin e tij në këtë temë, vebinarin do ta hapë profesori i pensionuar Trajçe Stafillov nga Instituti i Kimisë në Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës.

Në këtë vebinar përvojën e deritanishme gazetareske mbi raportimin për pikat e nxehta ekologjike do ta ndajnë kryeredaktori i agjencisë së lajmeve Meta.mk, Bojan Bllazhevski, gazetarja e Meta.mk, Sanja Naumovska dhe gazetari i Portalb.mk, Fisnik Xhelili. Në vebinar do të ndahen përvojat nga praktika disavjeçare e raportimit të dy mediave, teknikat e punës gazetareske që janë përdorur, pengesat në të cilat kanë hasur gjatë raportimit, si ka qenë dhe si është bashkëpunimi me autoritetet kompetente, por do flasim edhe për atë se çfarë duhet të ndërmarrin mediat në të ardhmen për ta ndihmuar përballjen me këto pika të nxehta ekologjike.

Vebinari është i hapur për të gjithë gazetarët, qytetarët e interesuar, shoqatat ekologjike, organizatat joqeveritare dhe subjektet e tjerë që duan të informohen në mënyrë më të hollësishme në lidhje me temën e pikave të nxehta ekologjike në vend  dhe për raportimin e deritanishëm gazetaresk për këtë temë. Vebinari është pa pagesë për pjesëmarrësit, ndërsa çdo person i interesuar mund të kyçet në Zoom nëpërmjet të këtij linku:

Topic:  pikat e nxehta ekologjike përmes këndvështrimit gazetaresk

Time: oct 10, 2023 11:00 AM Budapest

Join Zoom meeting

https://us05web.zoom.us/j/88471856141?pwd=j48gylaehjc7phsd544zhgxjq9bwzf.1

Meeting id: 884 7185 6141

Passcode: 0hvvbj

Shënim: për nevojat e projektit eventi në Zoom do të regjistrohet, por nuk do të transmetohet publikisht.

Për të marrë pjesë në Vebinar nuk nevojitet regjistrim paraprak.

Vebinari organizohet nga shoqata për avancimin e praktikave mediatike “Media Inovative” me mbështetjen e projektit rajonal “Smart Ballkan – shoqëria qytetare për Ballkan Perëndimor të lidhur” të impelmentuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva-CPCD), Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), ndërsa me mbështetje  financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Norvegjisë.