Mbi 96 përqind e kompanive në RMV tashmë e kanë kompjuterin pjesë të procesit të punës, vetëm gjysma kanë uebfaqe

Kompanitë e Maqedonisë së Veriut me mbi 250 të punësuar, tashmë 98.8 përqind e tyre e përdorin kompjuterin në procesin e punës, ndërsa 96.1 përqind e kompanitë me 10 deri 49 të punësuar e përdorin kompjuterin, transmeton Portalb.mk.

“Në raport me tregtinë elektronike, 14.7 % e subjekteve afariste kanë pranuan porosi nëpërmjet rrjetit kompjuterik, ndërsa 14.3 % nga subjektet afariste pranuan porosi për mallra dhe shërbime nëpërmjet ueb-shitjes”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që 91.6 përqind e kompanive kanë internet përmes linjës fikse, ndërsa 52.5 përqind kanë uebfaqe, por duhet theksuar që 88 përqind e kompanive me mbi 250 të punësuar kanë uebfaqe.