Përplasen në gjykatë dy gjigantët e teknologjisë, CEO i Microsoft dëshmoi kundër Google

Shefi ekzekutiv i Microsoft Satya Nadella ishte dëshmitar ditën e Hënë në rastin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kundrejt Google, raporton PCW. Nadella tha se Microsoft, në vetvete një gjigant teknologjie, është përpjekur ta bëjë Bing motorin kryesorë parësor për smartfonët Apple por është refuzuar.

Ai më pas reagoi ndaj argumentit që Google kishte bërë se ishte e lehtë të ndryshoheshin konfigurimet e pajisjeve, duke e konsideruar të pavërtetë.

“Ndryshimi i konfigurimeve është më i lehtë në Windows dhe më i vështirë në smartfonët,” tha ai.

Qeveria Amerikane argumenton se Google, një kompani që kontrollon 90 përqind të kërkimit online, se ka paguar ilegalisht 10 miliardë dollarë në vit tek kompanitë e prodhimit të smartfonëve si Apple apo operatorët celularë që motori i kërkimit të Google të jetë parësor.

Influenca e Google në kërkimin online e ka shndërruar biznesin e saj të reklamimit në një perandori të vërtetë.

Por Google thotë se është cilësia e produkteve të saj arsyeja e vërtetë e suksesit dhe jo sjellja e paligjshme.

Nadella u bë CEO i Microsoft në 2014-ën, vit pasi gjiganti i teknologjisë ishte përballur me një situatë të ngjashme. Beteja gjyqësore mes autoriteteve federale dhe Microsoft gjatë periudhës 1998-2001 detyroi gjigantin e Windows të ndryshonte disa praktika biznesi dhe i hapur rrugë kështu kompanive si Google.

Themeluar në 1998, ky i fundit u bë motori lider i kërkimit duke nisur kështu një rivalitet të madh mes Google dhe Microsoft. Të dy kompanitë kanë shfletues, motorë kërkimit, e-mail dhe një mori shërbimesh të tjera. Së fundi janë bërë rivalë edhe në inteligjencën artificiale ku Microsoft ka investuar në OpenAI ndërsa Google po ndërton robotin bashkëbisedues me AI Bard.