Mbi 10 mijë hyrje e dalje çdo ditë në Qafë Thanë, në fundjavë akoma më shumë

Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës, raporton TopChannel.

Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që  i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore.  Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës

“Po vijmë për pushime në Shqipëri.  Do të qëndrojmë një javë.  Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste.

 Në 24 orët e fundit përmes Qafë-Thanës hynë 5700 persona dhe u regjistruan 4800 dalje. Në të dyja anët punohet me tre sportele çka ka qenë e mjaftueshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, më 31 korrik lëshuan zyrtarisht funksionimin e konceptit One Stop Shop në vendkalimin kufitarë Kafasan – Qafëthanë. Finalizimi i këtij projekti i pasoi nënshkrimit të Protokollit të fundit për zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e një kalimi të përbashkët kufitar mes RMV-së dhe Shqipërisë, si dhe premtimeve të shumta për një kalim të përbashkët kufitar që nga viti 2019.

Lexo analizën e Portalbit për pika të përbashkëta kufitare mes RMV-së dhe Shqipërisë: Premtime vetëm në letër për pikë të përbashkët doganore Maqedoni e Veriut – Shqipëri