Mbappe, Salah dhe Mourinho, një intrigë mes Anglisë dhe Arabisë Saudite

Po tani, ku do të shkojë Kylian Mbappe? Real Madrid duket se synon të heqë dorë përfundimisht nga transferim i sulmuesit francez dhe gjasat janë që ai të mbetet në “burgun” e Parisit, raporton ABC.

Alternativë për Mbappe është edhe Premier League. Klubet e mëdha angleze padyshim kanë burime të mëdha financiare dhe mund të përballojnë një blerje të kësaj përmase. Liverpool ka treguar gjithmonë interesim të madh për Mbappe dhe kishtë bërë një ofertë edhe në verë, kur lamtumira me PSGH dukej e pashmangshme.

Negociatat, sipas mediave britanike, do të vareshin edhe nga shitja e Mo Salah në Arabinë Saudite, e cila nga ana tjetër varet nga një marrëveshje tjetër, zbarkimi i mundshëm i Jose Mourinhos në stolin e Al Ittihad ku luan edhe Benzema. Marrdhënia mes trajnerit portugez dhe egjiptianit nuk është shumë e ngrohtë dhe kjo do të përjashtonte nga gara një bashkim mes tyre. Asgjë nuk është vendosur ende, por komploti premton të jetë shumë kompleks.