Matura shtetërore do të mbahet, Qendra e Provimeve pezulloi grevën
Qendra shtetërore e provimeve do të pezullojë grevën. Si arsye për këtë ata përmendin dyshimin se nëse provimi i maturës zhvillohet me forcë, mund të vërë në pikëpyetje vlefshmërinë e testeve, transmeton Portalb.mk.
Këtë vendim e kanë bërë të ditur pas deklaratës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri se më 27 maj duhet të ketë maturë. Qendra Shtetërore e Provimeve u dërgoi mesazh maturantëve për zhvillimet dhe vendimin e tyre.
“Masat dhe presionet e dhunshme të ministrit Shaqiri me tentativën për futjen e të huajve në procesin e maturës shtetërore – proces me shkallë të lartë të fshehtësisë, do të vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e testimit dhe rezultatet e maturës. Punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve, si ekspertë të fushës dhe persona me integritet të lartë dhe me ndjenjë përgjegjësie sociale, kanë vendosur të shtyjnë luftën për të drejtat e tyre për një jetë dinjitoze në të mirë të së ardhmes suaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ministri përsëriti se nëse është e nevojshme, ata do të dërgojnë staf nga Ministria në QShP për të ndihmuar në përfundimin e detyrave të punës.
Një mundësi e tillë u hodh poshtë dje nga Sindikata e QShP, e cila prej tre javësh është në grevë për rritje të pagave. Kryetarja e Sindikatës, Emilia Boshkovska dje tha se për shkak të fshehtësisë së materialeve, është e ndaluar hyrja në QShP për të huajt, ndërsa në disa hapësira të Qendrës nuk lejohen as të gjithë punonjësit e institucionit.
Greva la në paqartësi 15.620 maturantë të cilët nuk e dinë nëse do t’i nënshtrohen në kohë provimit të maturës shtetërore, që është kërkesë ligjore për pranimin në universitet.
Më 27 maj duhej të jepet provimi i parë ekstern – Gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.768, gjuhë dhe letërsi shqipe 4.380, gjuhë dhe letërsi turke 357 maturantë.
Ministri Jeton Shaqiri ka kërkuar nga punëtorët që të mos e vënë në dyshim provimin e maturës shtetërore. Ai apeloi që bashkë me drejtoreshën të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
- LEXO: RMV, janë duke përgatitur rekomandime për rritjen e sigurisë nëpër shkolla dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve
- LEXO: RMV, për shkak të grevës së QShP-së matura shtetërore është vënë në pikëpyetje, MASH insiston të mbahet testimi
- LEXO: Rezultatet për maturën shtetërore do të vonohen, QShP: Nëse jemi të parëndësishëm, pse duhet të punojmë 20 orë në ditë
- LEXO: RMV, pa dhënien e maturës nuk ka regjistrim as në universitet brenda vendit as jashtë tij
- LEXO: RMV, do të zhvendoset data e maturës shtetërore nëse deri të premten nuk do të rriten pagat, thonë nga Qendra e Provimeve
- LEXO: RMV, është ndërprerë testimi i 4.500 nxënësve për shkak të grevës për paga më të larta në Qendrën Shtetërore të Provimeve
- LEXO: RMV, një pjesë e të punësuarve të Qendrës Shtetërore të Provimeve kërcënojnë se nuk do të ketë maturë shtetërore nëse nuk u rriten pagat
- LEXO: RMV, Qendra Shtetërore e Provimeve ka hyrë në grevë