RMV, Qendra Shtetërore e Provimeve ka hyrë në grevë

Organizata sindikale e Qendrës Shtetërore të Provimit kumtoi se nga sot ka hyrë në Grevë të përgjithshme, për shkak të mosmarrjes së pajtueshmërisë për Kërkesën për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes kolektive nga ana e Ministrisë së Financave, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të tyre, njofton Portalb.

Përfaqësues të Organizatës sindikale të Qendrës Shtetërore të Provimeve paralajmëruar më shumë hollësi nesër në deklaratë për mediat.

“Të gjithë proceset të cilët janë në kompetencë të Qendrës Shtetërore të Provimeve (maturë shtetërore, testim shtetëror, trajnim dhe provim për drejtorë, provimet e praktikës, testim ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrje të pajtueshmërisë nga Ministria e Financave. Të gjithë 29 të punësuarit janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës e cila do të zgjaste më shumë se një javë do të mund të thotë pamundësi që të realizohet matura shtetërore”, thuhet në kumtesën e Organizatës sindikale të Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Nga atje apelojnë që Ministria e Financave, siç thonë, urgjentisht të jepet pajtueshmëri të ndryshimeve tashmë të nënshkruara të Marrëveshjes kolektive me të cilët të punësuarit do të merrnin paga dinjitoze. Siç theksojnë, në këtë moment 11 nga gjithsej 29 të punësuar në pozita të ndryshme janë të të barabartë dhe kanë pagë minimale prej 20.000 denarë.

Ndryshe, nga bisedimet e realizuara midis Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH)gjatë vitit të kaluar u arrit epilogu që rrogat në shkolla dhe çerdhe prej shtatorit të vitit të kaluar të rriten për 15%. SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill të vitit të kaluar, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua.