Kallëzime penale për mashtrim kompjuterik, të përfshirë edhe nga Komuna e Tetovës

Në Prokurorinë e Tetovës janë paraqitur kallëzime penale kundër dy personave nga Tetova për shkak se kanë kryer vepra penale që lidhen me krime kompjuterike. Njëri nga të akuzuarit është në cilësinë e punonjësit në Komunën e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Sektori për Punëve të Brendshme Tetovë njoftoi se në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik me seli në Sellcë e Keçe të Tetovës, A.M.(22) nga i njëjti fshat dhe A.S.(36) nga Miletina e Tetovës.

“Ndaj personit juridik për shkak të dyshimit për tri vepra penale “mashtrim kompjuterik”, “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “paraqitje e rreme”, A.M. për shkak të dyshimit se i ka kryer tri krimet e përmendura dhe A.S. me dyshimin se ka kryer veprën penale “punë e pavetëdijshme në shërbim””, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

A.S. dyshohet se gjatë vitit 2021 si punëtor në Komunën e Tetovës ka krijuar një adresë e-mail dhe ia ka dorëzuar A.M., i cili është pronar dhe menaxher i personit juridik, pa pëlqimin dhe dijeninë e mbikëqyrësit të tij në Komunën e Tetovës.

“Këtë adresë zyrtare elektronike zyrtare A.M. më pas e ka përdorur për kontakte të drejtpërdrejta me disa rrjete sociale, duke pretenduar rrejshëm se është shef i Sektorit për parandalimin e krimit kibernetik për zonën e Tetovës dhe duke përdorur legjitimitet të rremë me numër të rremë, ka përdorur adresën e emailit për të mbyllur profile dhe emra të përdoruesve, subjekti juridik, nga ana tjetër, është paraqitur në mënyrë të rreme si agjenci shtetërore për sajber krime”, informoi MPB.