Mariçiq: Jemi afër qëllimit, BE punon për përshpejtim real të procesit të anëtarësimit

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë sot në seancën finale të Forumit të Shoqërisë Civile në Tiranë, ku tha se procesi i zgjerimit ka ndryshuar dhe tashmë është reformuar, duke theksuar se metodologjia e re e bën procesin më konkrete dhe me më shumë mundësi, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi një qasje të ndryshme ndaj anëtarësimit. Mund të them se ka pasur ndryshime të mëdha serioze në muajt e fundit, veçanërisht pas forumit GlobSec mund të vërejmë se ka hapa seriozë, thelbësorë për zgjerimin e BE-së. Dhe ky është një ndryshim i madh pozitiv për ne si vende kandidate”, theksoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në shtoi se muajt e fundit mesazhet politike kanë qenë të ndryshme dhe se “tashmë kemi marrë diçka që e kërkonim dhe e prisnim prej kohësh”, duke treguar deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili e përmendi si datë të mundshme vitin 2030 për zgjerimin e ardhshëm, dhe për ne, siç tha Mariciq, është e mirëseardhur dhe është mirë që të merret parasysh kur marrim vendime.

“Deri në fund të mandatit, Komisioni Evropian me mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së duhet të bëjë Agjendën e re 2030 për zgjerim, e cila do të jetë trashëgimi e këtij komisioni për përbërjen e ardhshme, e cila do të thotë një shans për të gjithë ata që janë të gatshëm të anëtarësohen deri në vitin 2030 për këtë dhe në të njëjtën kohë do të parandalohet ngadalësimi i procesit”, tha Mariçiq.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri theksoi se tani është koha e duhur për të përshpejtuar dhe përfunduar punën deri në fund, sepse ka ndryshime reale pozitive për zgjerimin e BE-së dhe rajoni duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi.

“Tani që progresi në negociatat e anëtarësimit është i dukshëm, ne kemi nevojë për bashkëpunim të fortë rajonal. Procesi i Berlinit nuk ka qenë asnjëherë vetëm ekonomi apo njohje kualifikimesh, ai ka qenë gjithmonë vazhdimësi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe marrjes së zakonit të zgjidhjes së çështjeve të ndryshme në tavolinë dhe nuk ka qenë kurrë zëvendësim i anëtarësimit në BE”, theksoi Mariçiq.

Në panelin që përmbylli Forumin e Shoqërisë Civile – Tiranë 2023, bashkëbisedues të zëvendëskryeministrit ishin Valeska Esh, Këshilltare e Lartë e Përfaqësueses Speciale të Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, Lisa Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Hedwig Morvai, drejtor programor, Fondacioni ERSTE, Aleksandar Siemashko, zëvendës drejtor në Ministrinë e Zhvillimit dhe Teknologjisë, Marta Shpala, Senior Fellow, Qendra për Studime Lindore, Ardian Hakaj, drejtor kërkimor dhe koordinator i Forumi i Lidhjes Tirana, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe folësi kryesor ishte Michael Roth, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut.

Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank-it 2023, i cili u zhvillua në datat 14 dhe 15 tetor në Tiranë, organizuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Ballkani Perëndimor, i cili funksionon nën mandatin e Qeverisë së Shqipërisë, e cila aktualisht kryeson Procesin e Berlinit.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.