Mariçiq: Është mirë që vjen një mision evropian i cili do të mbikëqyrë punën e Këshillit Gjyqësor

Është mirë që do të vjen një mision evropian i cili do të mbikëqyrë punën e Këshillit Gjyqësor, sepse imazhi i këtij institucioni është pasqyrë për gjithë sistemin gjyqësor, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në emisionin “Triling”, transmeton Portalb.mk.

“Atë që dua të them për misionin vlerësues, mendoj se ky është sinjal i mirë dhe se ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi. Qeveria duhet ta pranojë dhe mendoj se se për atë askush nuk ka dilemë dhe ajo është para së gjithash porosi për Këshillin Gjyqësor dhe për atë që ndodhi periudhën e fundit”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se, ne jemi shtet kandidat për anëtarësim në BE dhe mekanizmat e BE-së. Raportet e BE-së, kanë qenë çdoherë instrument për përmirësim.

“Raporti i Pribes i vitit 2015, ishte rol kyç në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut, i cili përcaktoi linjat në të cilat duhet të ecë shteti. Një pjesë e tij është plotësuar, një pjesë jo”, tha Mariçiq.

Ndërkohë, kryeministri, Dimitar Kovaçevski porositi sot se, e mbështet idenë e BE-së për dërgimin e një misioni vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor. Ai shtoi se, nuk është hera e parë, siç tha, edhe në të kaluarën ka pasur misioni vlerësuese të BE-së, ndërsa për këtë temë kanë biseduar me euroambasadorin Geer para një viti e gjysmë.

Kujtojmë se, euroambasadori Dejvid Gir më pesë korrik njoftoi se, Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar dërgon mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor, pas disa skandaleve dhe trazirave së fundmi. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor muajin maj ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill. Në seancën e Këshillit Gjyqësor ka pasur debat kur Dameva ka refuzuar të vendosë një pikë votimi që nuk ishte në rend dite. Zëvendësi i saj Selim Ademi bëri thirrje për votim për shkarkimin e saj. Ai është mbështetur nga shtatë anëtarë dhe ka deklaruar se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

Pas skandalit ka ardhur një reagim nga ambasada amerikane. Nga aty theksuan se anëtarët e Këshillit kanë për detyrë ndërtimin e një sektori të pavarur gjyqësor.

Pas dorëheqjeve të dy gjyqtarëve, Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të dorëzojnë dorëheqjet.

Gjykatësit kanë ardhur në pozitë tanimë tetë muaj, ndërkaq mandati i tyre është gjashtëvjeçar.