Dorëheqje duhet të japin të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Grupi Bluprint
Bluprint grupi për reforma në gjyqësor vlerësoi se vendimi i dy anëtarëve të Këshillit Gjyqsor që kanë paraqitur dorëheqje nga funksionet e tyre është në drejtim të mirë, duke vlerësuar që anëtarët tjerë gjithashtu duhet të bëjnë të njëjtë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Pas disa tensioneve në institucionin përgjegjës për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, dorëheqje të parevokueshme dha Mirjana Radevska – Stefkova nga Gjykata Supreme dhe Zoran Gerasimoski nga Gjykata e Apelit në Shkup.
“Vlerësojmë se mënyra e vetme për kthimin e besimit dhe ruajtjen e integritetit të Këshillit Gjyqësor është zgjidhja e përbërjes së re të anëtarëve të zgjedhur në procedurë ligjore dhe transparente”, deklarojnë nga Bluprint Grupi, duke vlerësuar që kjo do të ndikon në rritjen e besimit te qytetaret dhe kthimin e pavarësisë së gjyqësorit.
Ata theksojnë se anëtarët e rinj duhet të jenë nga grupi i gjykatësve me integritet, që kanë cilësi të larta morale. Të përzgjedhurit nuk duhet të kenë lidhje me bartësit e funksioneve publike dhe politike ose ish-bartësit e këtyre funksioneve.
Kujtojmë se, më herët gjatë ditës së sotme (06.06.2023) gjykatësit Zoran Gerasimovski dhe Mirjana Radevska – Stefkova dhanë dorëheqje nga funksionet anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Arsyet për këtë janë të panjohura për opinionin, ndërsa dorëheqjent i janë deponuar kryetarit Sashko Georgiev.
- LEXO: Selim Ademi: “Kryelartësia femërore”, arsyeja e shkarkimit të Damevës, zihej me gratë tjera
- LEXO: Ish kryetarja Dameva e paditi Këshillin Gjyqësor: Nëse nuk reagon gjyqësori, do t’i tregoj me emër ata që kanë ndikuar politikisht
- LEXO: Kryetarja e Supremes Ademi: Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor nuk janë shembull i mirë, të ndërpritet me interpretime të pahijshme
- LEXO: Ivanovska: Mendoj se kjo që po ndodh është tregti e rëndë ndikimi mbi Këshillin Gjyqësor
- LEXO: Këshilli Gjyqësor ka mbajtur mbledhje të fshehta para zgjedhjes së kryetarit të ri, Dameva për së dyti herë është shkarkuar
- LEXO: Sashko Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Gjyqësor të RMV-së
- LEXO: Geer: Jemi të shqetësuar, në shumë raste të korrupsionit të lartë ka veprime që çojnë në vjetërsimin e lëndëve