Bashkimi Evropian me ekip vlerësues në Shkup për punën e Këshillit Gjyqësor, sqaroi euroambasadori Gir
Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar dërgon mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor, pas disa skandaleve dhe trazirave së fundmi. Këtë e sqaroi euroambasadori Dejvid Gir në emisionin Top Tema në TV Telma, përcjell Portalb.mk. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.
“Mendoj se turbulenca është fjala e duhur për këtë. Ne po e ndjekim këtë nga afër me shumë shqetësim. Këshilli Gjyqësor duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm. Ai duhet të mbrojë dhe promovojë pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqësorit. Kjo është puna e tij. Është e qartë se nuk e bën këtë. Dhe atë që kemi parë së fundmi është vërtet. Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese. Aq sa për këtë arsye i kemi propozuar Qeverisë që të sjellë këtu një mision vlerësimi të nivelit të lartë për Këshillin Gjyqësor, për të gjetur mënyrat se si t’i përgjigjemi pyetjeve për profesionalizmin, integritetin dhe pavarësinë, në mënyrë që ata të mund të kryejë punën e tyre në të ardhmen”, thotë Gir.
Ai sqaron se ai është grup këshilldhënës, mision vlerësues. Gir theksoi nevojën për sundimin e ligjit dhe rolin e Këshillit Gjyqësor.
Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.
Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.
- LEXO: Tre kandidatë për dy vendet vakante në Këshillin Gjyqësor, zgjedhjet janë caktuar më 13 korrik
- LEXO: Këshilli Gjyqësor njëzëri miratoi dorëheqjet e gjyqtarëve Radevska-Stefkova dhe Gerasimoski
- LEXO: Dorëheqje duhet të japin të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Grupi Bluprint
- LEXO: Koalicioni ‘Të gjithë për gjykim të drejtë’: Të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje
- LEXO: Dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të RMV-së dhanë dorëheqje
- LEXO: Selim Ademi: “Kryelartësia femërore”, arsyeja e shkarkimit të Damevës, zihej me gratë tjera
- LEXO: Ish kryetarja Dameva e paditi Këshillin Gjyqësor: Nëse nuk reagon gjyqësori, do t’i tregoj me emër ata që kanë ndikuar politikisht