Koalicioni ‘Të gjithë për gjykim të drejtë’: Të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” përshëndeti vendimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët dhanë sot dorëheqje, transmeton Portalb.mk.

Nga ky koalicion shpresojnë dhe i inkurajojnë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje të të mund më tej të zgjedhen anëtarë të rinj të këtij trupi, i cili do të jetë legjitim në ushtrimin e kompetencave në pajtueshmëri me ligjin.

“Këshilli Gjyqësor është trup shumë i rëndësishëm për garantimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të punës së gjykatësve, ndërsa me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve të kenë gjykim fer dhe të drejtë para një gjykate të pavarur dhe të paanshme. Në mënyrë shtesë, mënyra e punës së Këshilit Gjyqsor ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thonë nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Kujtojmë se, më herët gjatë ditës së sotme (06.06.2023) gjykatësit Zoran Gerasimovski dhe Mirjana Radevska – Stefkova dhanë dorëheqje nga funksionet anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Arsyet për këtë janë të panjohura për opinionin, ndërsa dorëheqjent i janë deponuar kryetarit Sashko Georgiev.