Valë e të nxehtit deri më 7 gusht, Instituti i Shëndetit Publik me rekomandime për mbrojtje

Për shkak të temperaturave të larta që priten deri më 7 gusht, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u bën thirrje qytetarëve të marrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit, transmeton Portalb.mk.

Rreziku më i madh nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe diellit direkt është gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 17:00.

Si pasojë mund të shfaqen marramendje, të përziera, tharje të gojës, djersitje e tepërt, lëkurë e thatë dhe ngërçe muskulore.

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë personat mbi 60 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna, personat në rrezik social, punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, si dhe personat me sëmundje kronike.

Në grupin e rrezikut përfshihen edhe personat që përdorin terapi të caktuara, ndër të cilat diuretikë dhe barna për disa sëmundje neurologjike.

IShP rekomandon që qytetarët të shmangin ekspozimin direkt ndaj diellit dhe aktivitetet fizike në ambiente të hapura gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Rekomandohet:

  • të vishen rroba të lehta dhe me ngjyra të çelura;
  • të përdoret kapelë dhe syze mbrojtëse;
  • të qëndrohet në ambiente me klimë dhe hapësira të freskëta;
  • të bëhen pushime më të shpeshta në hije nëse qëndrimi jashtë është i domosdoshëm;
  • të mbyllen dritaret gjatë ditës, ndërsa të ajrosen ambientet gjatë mbrëmjes dhe natës;
  • të konsumohen mjaftueshëm lëngje gjatë gjithë ditës, pa pritur të shfaqet etja;
  • të shmanget alkooli, pijet me kafeinë dhe pijet shumë të ftohta;
  • të konsumohet ushqim më i lehtë dhe të shmangen ushqimet e yndyrshme, me shumë kalori dhe shumë të ëmbla.

Vëmendje e veçantë rekomandohet edhe gjatë qëndrimit në automjet. Automjetet e mbyllura mund të arrijnë temperatura ekstreme brenda një kohe të shkurtër, prandaj

IShP-ja apelon te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, me qëllim shmangien e pasojave shëndetësore nga temperaturat e larta.