Lloga për ekstradimin e Palevskit: Besoj se të gjithë kërkesat tona do të ndërmerren në procedurë të mëtejme në Turqi

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga shpreson se Lupço Palevski, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, relativisht shpejtë të ekstradohet nga Turqia në vend, por, tha, është herët të flitet për shkak se ende nuk janë shfrytëzuar të gjithë medikamentet juridike. Pret që javën e ardhshme Turqia t’i merr kërkesat tona në procedurë. shkruan MIA, njofton Portalb.

“Është shumë herët të flitet për gjithçka siç thamë edhe para dy ditësh. Relativisht shpejtë ne presim që të dërgohet në Maqedoni, por duhet të shohim se nëse do t’i shfrytëzojë të gjithë medikamentet juridike dhe se nëse sistemi në Turqi do të lejojë që ajo të realizohet në mënyrën siç ne kërkuam. Janë dërguar dokumente disa herë – për DHL-së, përmes rrugës elektronike, përmes MPJ-së tonë dhe Ambasadës. Kështu që, besoj se nga e hëna e tutje të gjithë këto kërkesa tona do të ndërmerren në procedurën e mëtejme në Turqi”, tha Lloga.

Ministria e Drejtësisë më 7 dhjetor e dërgoi kërkesën për ekstradim të Lupço Palevskit. Nga Ministria kumtuan se dokumenti origjinal është dërguar përmes DHL-së deri te Ministria e Drejtësisë së republikës së Turqisë dhe versioni i skanuar është dërguar edhe deri në Interpol.

Lupço Palevski – Palço u arrestua më 5 dhjetor në afërsi të qytetit turk Balikesir, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest ndërkombëtar.

Ndryshe, për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.