Ligji për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Ministria e Kulturës në pritje të propozimeve rreth propozim-ligjit
Ministria e Kulturës do të pranojë propozime në lidhje me propozim-ligjin për trashëgimin kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit, transmeton Portalb.mk.
“Debati publik për Propozim-ligjin për menaxhimin me trashëgimin kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit do të mbahet më 7 shkurt në ora 11 në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.
Ndërkohë ministria do të pranon përmes formës elektronike vërejtje, mendime dhe porpozime në lidhje me Propozimin-ligjin në disa adresa: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected]. Mesazhet në këto adresa duhet të dërgohen deri më 10 shkurt.
“Ministria e Kulturës njoftoi që është përgatitur Propozim-ligji për menaxhimin me trashëgimin kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit”, njoftoi Ministria.
Ndryshe, Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO.
Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.
- LEXO: Struga shpërfilli të gjitha thirrjet për rrënimin e ndërtimeve ilegale
- LEXO: Rajoni i Ohrit mbeti në listën e trashëgimisë botërore në UNESKO
- LEXO: Betonizime në anën shqiptare të liqenit të Ohrit
- LEXO: Rajoni i Ohrit mori tri vërejtje nga UNESCO, problemi më i madh janë ndërtimet pa leje
- LEXO: Javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të vijnë delegacionet e UNESKO-s dhe të Konventës së Bernës
- LEXO: Ekspertët shprehen të shqetësuar për joseriozitetin e RMV-së ndaj rekomandimeve të UNESCO-s për Liqenin e Ohrit