Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut do të fillojë të premten me derbin ndërmjet dy ekipeve shqiptare

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) këtë të premten planifikon nisjen e ndeshjeve të Ligës së Parë për sezonin e ri 2025/2026. Ky sezon do fillojë me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Në Tetovë ndeshja ndërmjet këtyre dy ekipeve shqiptar do të luhet të premten duke filluar prej orës 17:00.

Të premten, duke filluar prej orës 20:00, në Arenën Nacionale “Todor Poreski”, do të luhet ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit.

Dy ndeshje tjera do të luhen të shtunën në ora 17:30, ajo ndërmjet Bashkimit dhe Arsimit, si dhe Struga Trim&Lum kundër Makedonija Gj.P.

Të dielën do të luajë Tikveshi kundër Rabotniçkit, ndërsa të hënën Sileksi kundër Akademia Brerës.

Federata çdo javë do të planifikojë që ndeshjet e Ligës së Parë mos të luhen vetëm një ditë.

Ndeshjet e Ligës së Dytë do të fillojnë më 23 gusht. Ekipi i Shkëndijës së Haraçinës do të jetë ekip i lirë, pasi Besa e Dobërdollit u tërhoq nga Liga e Dytë.

Ndryshe, kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.