Lëvizi më shpejtësi dyfish më shumë sesa e lejuara, Policia e RMV-së e arrestoi 45 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar 45 vjeçarin për shkak se ka lëvizën me veturë me një shpejtësi dyfish më shumë sesa shpejtësia e lejuar, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën rajonale në fshatin Dobroshanë, rajoni i Kumanovës, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria I.M. (45) nga Kumanova. Gjatë kontrollit me radar në trafikun rrugor, policia konstatoi se I.M. drejtonte automjetin “Mitsubishi” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 91 km/h, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km/h”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai akuzohet për “drejtim të pamatur të automjetit”, në bazë të nenit 297-a në Kodin Penal.

Policia ka raportuar edhe disa raste ku disa shoferë në orët e mbrëmjes janë kapur me alkool mbi sasinë e lejuar.