Lënda “Organizatorët e 27 prillit” u kthye në Gjykatën penale

Gjykata penale e anuloi seancën për lëndën “Organizatorët e 27 prillit” për më 25 maj, pasi paraprakisht Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin me arsye se Gjykata penale ka kryer shkelje thelbësore, pasi pamjaftueshëm ka eleboruar pse i ka refuzuar për amnisti organizatorët e akuzuar për incidentet në Kuvend nga 27 prilli, raporton MIA.

Seancën gjyqësore e ka udhëhequr gjykatësi Ilija Tërpkov, i cili të gjitha parashtresat dërguar tek ai, i ka dorëzuar tek Prokurori publik.

Prokurori tha se në numrin e përgjithshëm të parashtresave, tre kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit për amnisti, me ç’rast theksoi se lidhur me kërkesat nuk mund të pronocohet.

Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 korrik 2021 i shqiptoi gjithsej 25 vite burgim katër të akuzuarve për rastin e njohur në opinion si “Organizatorët e 27 prillit” edhe atë gjashtë vite e gjysëm burgim për ish-spikerin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, gjashtë vite e tre muaj burgim për ish-ministrin e Arsimit Spiro Ristovski dhe gjashtë vite e tre muaj burgim për ministrin e Transportit, Mile Janakieski, ndërsa ish-drejtorit të DZK Vlladimir Atanasovski gjashtë vite dënim me burg.

Vendimi i Gjykatës Themelore Penale ishte që, të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Të akuzuarit gjithsej u dënuan me 211 vjet burg: 

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko  Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro. Igor Durllovski u lirua nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

Dy vjet më vonë, Gjykata e Apelit Shkup miratoi vendim ndaj ankesave të 16 të dënuarve në shkallë të parë dhe pjesërisht i ka konfirmuar aktgjykimit për veprën penale “Rrezikim Terrorist të Rendit Kushtetues dhe Sigurisë”. Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin lirues për Igor Durllovskin.

Ish kryetarit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin prej 18 në 16 vjet burg, a Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski – Levi, Jane Çento, Vilijam Mihajllovski dhe Munir Pepiq në vend 15 vjetëve, ju ka ulur në 13 vjet burg. Për dy vjet më pak nga 13 në 11, është dënuar Oliver Popovski.

Vllatko Trajkovski dhe Nikolla Mitrevski – Kolo janë dënuar me dënim me burg prej 13 vjetëve, Mlladen Dodevski, Gorançe Angjellovski dhe Igor Jug me nga 11 vjet burg. Oliver Radullov me 9 vjet, ndërkaq Aleksandar Vasilevski – Ninxha me 7 vjet burg. Abdulfetah Alimit i është ulur dënimi prej 7 në 6 vjet burg.

Për rastin në fjalë, udhëhiqet dhe lëndë tjetër penale për organizatorët e sulmit, të cilët sipas Prokurorisë janë Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit), Mile Janakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve), Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) dhe Vlladimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete).

Fillimisht pati aktgjykim ku të akuzuarit u dënuan me 25 vjet burg, por në prill të këtij viti, Apeli i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe të dënuarve dhe i shfuqizoi dënimet me burg.

Në hetim u përfshinë edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.