Kuvendi emëroi Arlinda Hasani Sinanin zëvendësguvernatore të Bankës Popullore të RMV-së
Me propozim të guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, Kuvendi emëroi Arljinda Hasani Sinanin si zëvendësguvernatore të Bankës Popullore, me mandat shtatëvjeçar, transmeton Portalb.mk.
Hasani Sinani është ekonomiste e diplomuar me 22 vite përvojë profesionale në sektorin bankar, të fituar në pozita profesionale dhe drejtuese në fushën e kreditimit, menaxhimit të rreziqeve dhe bankingu-t të biznesit.
“Gjatë karrierës së saj ka ushtruar disa funksione drejtuese në “ProCredit Bank” SHA Shkup dhe “Stopanska Banka” SHA Shkup, ku nga viti 2023 ka ushtruar detyrën e drejtoreshës rajonale për Rajonin Veriperëndimor. Përvoja e saj profesionale përfshin edhe fusha që lidhen me kuadrin rregullator dhe mbikëqyrës, menaxhimin e rreziqeve dhe qeverisjen korporative, si dhe pjesëmarrjen në disa organe dhe komitete brenda institucioneve bankare”, thonë nga Banka Popullore.
Ata shtojnë se me zgjedhjen e Arljinda Hasani Sinanit si zëvendësguvernatore, forcohet kapaciteti profesional i Bankës Popullore dhe sigurohet ushtrimi i pandërprerë i qëllimeve dhe kompetencave të saj ligjore, me qëllim ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të sigurt, si dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.