65 përqind e të diplomuarve në UEJL, për gjashtë muaj punësohen, deklaroi rektori Bexheti

Në Panairin e Karrierës që u zhvillua sot në Universitetin e Evropës Juglindore, morën pjesë 60 kompani, në mesin e tyre edhe redaksia e Portalbit.

Këndi i redaksisë Portalb në Panairin e Karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore
Këndi i redaksisë Portalb në Panairin e Karrierës.

“65% e të diplomuarave, në një periudhë prej 6 muajsh pas diplomimit punësohen dhe nëse kësaj shifre i shtojmë edhe rreth 20% të atyre që me dëshirë nuk kërkojnë punë, pasi kanë përcaktime të ndryshme të karrierës, atëherë punësueshmëria e të diplomuarve tanë arrin në 83%”, deklaroi rektori i UEJL-it, Abdylmenaf Bexheti, duke theksuar që 70 % e të punësuarve janë pjesë e sektorit privat.

 

Ndryshe, Panairi i Karrierës mbahet për të 16-tën herë dhe paraqet një mundësi të mirë për studentët për të u takuar me punëdhënës potencial.