fbpx

Çavkovit iu ul dënimi për 2 vjet, Alimit për 1, Gjykata e Apelit e publikoi vendimin për “27 Prillin”

Gjykata e Apelit Shkup ka miratuar vendim ndaj ankesave të 16 të dënuarve në shkallë të parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të dhe pjesërisht i ka konfirmuar aktgjykimit për veprën penale “Rrezikim Terrorist të Rendit Kushtetues dhe Sigurisë”. Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin lirues për Igor Durllovskin, njofton Portalb.mk.

Ish kryetarit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin prej 18 në 16 vjet burg, a Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran GjoshevskiLevi, Jane Çento, Vilijam Mihajllovski dhe Munir Pepiq në vend 15 vjetëve, ju ka ulur në 13 vjet burg. Për dy vjet më pak nga 13 në 11, është dënuar Oliver Popovski.

Vllatko Trajkovski dhe Nikolla MitrevskiKolo janë dënuar me dënim me burg prej 13 vjetëve, Mlladen Dodevski, Gorançe Angjellovski dhe Igor Jug me nga 11 vjet burg. Oliver Radullov me 9 vjet, ndërkaq Aleksandar VasilevskiNinxha me 7 vjet burg. Abdulfetah Alimit i është ulur dënimi prej 7 në 6 vjet burg.

Më 15 mars të vitit 2019-të, Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin, me të cilin të lartpërmendurit i shpalli fajtorë. Prokuroria në krye me Villma Ruskovskën ka ngritur akuzë edhe për organizatorët e ngjarjes, gjegjësisht po gjykohen Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button