Të akuzuarit për “27 Prillin” u dënuan me gjithsej 211 vjet burg (VIDEO)

Të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, njofton Portalb.mk.

Të akuzuarit gjithsej u dënuan me 211 vjet burg: 

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko  Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro.

Igor Durllovski është liruar nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

Të amnistuarit nga ky rast janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllad Jovanovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zharie Simovski, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Ilija Sllaveski dhe Mitre Pitropovski.
Në lidhje me amnistinë lexo më shumë: KËTU

Më 20 shkurt të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se është duke përndjekur pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, por edhe ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski. Për të njëjtët, procedura gjyqësore ështe e veçuar nga rasti gjyqësor dhe ende është në fazën fillestare.

Ndryshe, pas gjashtë muaj gjykim, sot u shpall vendimi për të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017-të kur qindra protestues dhe dhunues vërshuan në Kuvendin e Maqedonisë dhe rrahën deputetë dhe gazetarë, por edhe demoluan gjithçka që gjetën përpara.

Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski
Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski
Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski
Foto nga aktgjykimi i rastit 27-prilli, foto: Borçe Popovski

Të akuzuarit në seancën e kaluar, ku u thanë fjalët përfundimtare kanë theksuar se janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për atë që e kanë bërë, por se nuk janë fajtor për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ashtu siç i ngarkon Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Pjesa më e madhe tyre nuk kanë dhënë mbrojtje, por pas më shumë se një orë kanë dhënë fjalë përfundimtare. Ata thanë se paraprakisht deputetët e akuzuar, të cilët u amnistuan, u kanë sugjeruar që mos të japin mbrojtje pasi që do të amnistohen.

“Më vjen keq për ndodhitë në Kuvend, por unë nuk ndjej keqardhje. Keqardhje duhet të ndjejnë Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski”, tha i akuzuari Vilijam Mihalljovski.

Një pjesë e tyre janë të zemëruar për shkak ashtu siç thonë, për pazarin e amnistisë.

“Do të mbajë përgjegjësi për atë që e kam bërë, por ajo sigurisht se nuk është terrorizëm. Zaharie Simovski fitoi amnisti, ndërkaq ne të gjithë e dimë se në Kuvend ka bartur pistoletë”, deklaroi i akuzuari, Nikolla Mitrevski – Kolo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button