Kolona të gjata në Tabanoc: Shtetasit e huaj presin për të paguar gjobat nga “Safe City”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se kamera inteligjente që lexojnë targat e automjeteve dhe përzgjedhin drejtuesit që kanë kryer kundërvajtje në trafik do të jenë pjesë e sistemit të ri në pikat kufitare.
Ai shpjegoi se kamerat janë vendosur në afërsi të pikave kufitare dhe, përmes leximit të targave, sigurojnë informacione mbi bazën e të cilave bëhet përzgjedhja e automjeteve.
“Me kamera inteligjente gjatë hyrjes, në afrimin drejt pikës kufitare, kemi vendosur disa kamera inteligjente që lexojnë targat e automjeteve dhe, mbi bazën e informacionit që marrim në kuadër të pikave të kontrollit, veçohen dhe përzgjidhen vetëm ata drejtues të automjeteve që kanë kryer kundërvajtje në trafik”, tha Toshkovski.
Sipas tij, drejtuesit që nuk kanë kryer kundërvajtje nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve shtesë, por do të lejohen të vazhdojnë drejtpërdrejt drejt hyrjes në Republikën e Serbisë.
Toshkovski njoftoi se kjo zgjidhje teknike, në parim, do të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare, pasi të sigurohen kushtet e nevojshme.
Ministri pranoi se gjatë zbatimit do të ketë sfida, por theksoi se sistemi do të përmirësohet me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit.
“Do të ketë sfida, nuk them jo. Do të përmirësohemi në të gjitha ato aspekte ku duhet të përmirësohemi, por po e përsëris – një jetë njerëzore e shpëtuar më shumë krahasuar me më parë nuk ka çmim”, deklaroi Toshkovski.
Sistemi për dënimin edhe të automjeteve të huaja filloi i dje.