Kolona të gjata në kufijtë e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Kufijtë e Maqedonisë së Veriut sot kanë regjistruar kolona të gjata, ku kanë kaluar shumë qytetarë të vendit dhe mërgimtarë nga vende të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

Kolona të gjata në kalimin kufitar në Jazhincë. Foto nga Portalb.mk
Kolona të gjata në kalimin kufitar në Jazhincë. Foto nga Portalb.mk

Kolonat më të gjata janë regjistruar në orët e mesditës, në krahasim me periudhën e paraditës. Portalb sjell pamje nga dy kufijtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.

Përveç pikave kufitare, një nga pikat ku shfaqen kolona të gjata është edhe tuneli ndërmjet Shkupit dhe Bllacës. Tashmë disa muaj qarkullimi në tunel është i kufizuar vetëm në një korsi, ku është vendosur një semafor për këtë qëllim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pas disa viteve negociata, kanë arritur tash të finalizojnë marrëveshjen për “One Stop Shop” gjatë kalimit kufitar, ndërsa kjo marrëveshje tashmë është funksionale edhe ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një marrëveshje e tillë është dakorduar edhe ndërmjet Republikës së Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut, por akoma nuk është realizuar.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut sot është ditë jopune, për shkak të 2 Gushtit – Ditës së Republikës. Institucionet e Maqedonisë së Veriut prej dje e deri më 10 gusht do të realizojnë aktivitete në lidhje me festën shtetërore 2 Gushti – Ditën e Republikës, Ilindenit. Sot janë paraparë aktivitete ngaQeveria, Kuvendi dhe Presidenca në vende të ndryshme.