Mbi 400 mijë ton qymyr në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike

Maqedonia e Veriut prodhon energji elektrike në forma të ndryshme, duke e krijuar shumicën e energjisë së nevojshme për qytetarët e vet, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi bruto-vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 8131 % në shpenzimin bruto-vendor të energjisë elektrike”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin maj, 63.2 përqind e energjisë elektrike është prodhuar nga termocentralet, 32.3 % nga hidrocentralet, ndërsa nga turbinat e erës 2.4 %, panelet solare 0.6 %, 1.2 % nga biogazi dhe një sasi e vogël nga centralet e kombinuara.

Brenda një muaji, Maqedonia e Veriut shfrytëzoi 494 264 MWh energji elektrike dhe 453 774 ton qymyr, duke marrë parasysh që 98.3 përqind e qymyrit shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.