Këshilli i Prokurorëve do t’i kontestojë ndryshimet e ligjeve për paga të prokurorëve dhe Këshillit

Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë iniciativë përpara Gjykatës Kushtetuese që t’i kontestojë ligjet për pagat e tyre dhe pagat e prokurorëve pasi që Kuvendi ua ka zvogëluar koeficientet. Vlerësojnë se është në kundërshtim me sundimin e së drejtës dhe sigurisë juridike, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse ndryshimi i 5 ligjeve me të cilat janë përfshirë edhe prokurorët dhe gjykatësit ishin me qëllim që të kufizohet mundësia për rritje më të madhe ose rritje të rre të pagave të funksionarëve, megjithatë nga Këshilli i interpretojnë si ulje të pagave.

Më i zëshëm ishte anëtari Ixhet Memeti, sipas të cilit Kuvendi ka demonstruar paligjshmëri në sistemin juridik dhe në mënyrë demonstrative i ka miratuar ndryshimet ligjore për të cilat vlerësoi se janë të motivuara politikisht.

Paraprakisht edhe nga Këshilli Gjyqësor paralajmëruan iniciativë përpara Gjykatës Kushtetuese për ligjet për pagat e tyre dhe pagat e gjykatësve.

Pasnesër do të votojnë prokurorët republikan për anëtar të Këshillit. Prej atje vlerësojnë se ky nuk është punësim që të ndalohet me Kod Zgjedhor, i cili parashikon ndalimin e punësimeve gjatë periudhës parazgjedhore.

Dimitrieska konfirmoi se pa pengesa rrjedhin procedurat për zgjedhje të prokurorëve dhe procedurat disiplinore. Por në Këshillin Gjyqësor erdhi deri në bllokadë mu për këtë.

Përpjekja që të revidojnë vendimin paraprak për pauzë të procedurave ka rezultuar me debat të ashpër dhe lëshim të seancës nga tre anëtarët Zendeli, Ademi dhe Mustafa.

Ajo seancë vazhdon nesër, ndërkaq në rend dite është edhe pika nëse do të ketë zgjedhje të dy anëtarëve të Këshillit.